Prej disa kohësh Fjolla Morina është në qendër të vëmendjes për shkak të disa postimeve të çuditshme që bën në rrjetet e saj sociale.
Ajo herë pas here bën akuza të forta për disa persona të njohur, duke thënë se janë pjesë e krimit të organizuar.
Ndërkohë tashme raportohet se Fjolla Morina është shtruar në spital. Sipas burimeve, ajo tani ndodhet në spital.
Kujtojmë se nëna e saj, Selvete Rexha, ka reaguar pak ditë më parë në lidhje me gjendjen e rëndur të së bijës. Ajo ka thënë se distancohet plotësisht nga publikimet e saj dhe u kërkon falje publikisht personave të përmendur në videot e Morinës.
Gjithashtu Selvete Rexha ka shtuar se është ndjerë e rrezikuar nga ajo dhe për këtë arsye ka katër muaj që është larguar nga shtëpia e Fjollës.
Edhe ish-bashkëshorti i saj, Fisnik Syla, ka reaguar në lidhje deklaratat e forta të Morinës. Ai i ka kërkuar opinionit publik që t’a mirëkuptojnë pasi është në gjendje jo të mirë psikike.