Pasi doli nga ‘Big Brother VIP’, Lorenc Hasrama zbuloi se kishte pasur një lidhje jashtë dhe e dashura e tij nuk ishte e kënaqur me sjelljen e tij. Rikujtojmë se këngëtari jo vetëm që tregoi se ka pasur një lidhje me Keisin, por po ashtu flirtoi edhe me Jorin.
Asokohe ai u shpreh se i ka kërkuar falje partneres, por ajo akoma nuk e kishte pranuar. Sakaq, në një intervistë të fundit, ai ka treguar më shumë rreth saj.
I ftuar në ‘Top Albania Radio’ Lorenci foli për partneren e tij, duke bërë edhe një deklaratë shumë romantike.
“Muzika dhe dashuria… Dashuria për muzikën dhe për person… Unë luaj vendit për gjërat që dua, për karrierën time, për njerëzit e mi. Luaj për çdo gjë që ka vlerë në jetën time”, tha ai.
I pyetur se si të shikon partnerja në muzikë Lorenci tha:
“I pëlqen që shpeshherë të më shohë më ritmik, se kam shumë balada. Por më mbështet tek pjesa që unë ndihem mirë me materialet që më pëlqejnë, që kam zgjedhur që shpeshherë ta përcaktoj veten në treg. Që shumica janë balada.”