26.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Prodhuesit e bukës kërkojnë ndihmë nga Qeveria, ndryshe kërcënojnë se do rrisin çmimin

    Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave kërkon që qeveria të marrë masa parandaluese fiskale me qëllim që zinxhiri i falimentimit të furrave që po ndodh në Europë, të mos ndodhë edhe në Shqipëri.

    Kryetari i Shoqatës Gëzim Peshkopia tha për “Monitor” se kolapsi që ka Europa për furnizimin me energji dhe me shtrenjtimin e çmimeve të përbërësve të bukës dhe produkteve të brumërave , si miell, margarina, vaji, etj nga furnizohet Shqipëria janë dallgë të krizës që kanë ardhur edhe në Shqipëri.

    Për të parandaluar ndikimin e krizës nga Europa dhe rrezikun e mbylljes së furrave, Peshkopia rekomandon që edhe qeveria shqiptare duhet të marrë në konsideratë kërkesat për ulje të TVSh-së, taksave apo tarifave të tjera që kanë të bëjnë me prodhimin e produkteve ushqimore, ashtu siç kanë kërkuar edhe furrat në Europë.

    Rritja e çmimeve të lëndëve të para dhe energjisë janë shqetësimet kryesore të prodhuesve të bukës në Europë.

    Për këtë arsye Konfederata Evropiane e Organizatave Kombëtare të Furrave dhe Ëmbëlsirave (CEBP) ku bën pjesa edhe shoqata e prodhuesve shqiptarë, në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ngrenë shqetësimin se lufta Rusi-Ukrainë ka rritur kostot prodhuese.

    Prodhuesit në Europë paralajmërojnë se shtimi i kostove do të rrisë edhe më shumë mbylljen e furrave dhe për këtë arsye kërkojnë që për kompanitë ushqimore të bëhen ndërhyrje të përkohshme te TVSH, taksat apo tarifat e tjera.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit