16.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Produktet kozmetike: Përbërësit për të cilët dermatologët betohen që bëjnë punë

    Kur lexoni etiketën e një produkti kozmetik, mund të ndiheni sikur keni nevojë për një përkthyes për të kuptuar listën e përbërësve. Ju mund të mos jeni në gjendje t’i shqiptoni ato, e lëre më të kuptoni se çfarë bëjnë.

    Morgana Colombo, një dermatologe e certifikuar thotë për Healthline se është e rëndësishme të dimë se cilët përbërës kanë vërtet rëndësi. Rrjetet sociale “krijojnë idenë se njerëzit kanë nevojë për aq shumë produkte për të arritur rezultate, dhe në shumë raste, sa më pak aq më mirë,” thotë ajo.

    “Shumë njerëz ndihen të detyruar të përdorin çdo përbërës të shfaqur si të dobishëm për lëkurën, por kjo nuk është e nevojshme,” thotë Elaine Kun. “Në fakt, një ose disa përbërës kanë aftësinë të ndihmojnë shumë shqetësime të lëkurës.”

    Kur vlerësojnë nëse duhet t’i rekomandohet apo jo një përbërës pacientit, dermatologët përdorin një sërë kriteresh. Ja se si të mendoni si një dermatolog kur merrni parasysh produktet dhe përbërësit në modë.

    – A është efektiv?
    – Si e aplikoni atë?
    – A depërton në lëkurë?
    – A është e tolerueshme për lëkurën tuaj?

    Cilët përbërës janë aprovuar nga dermatologët?

    1. Acidi azelaik: ka veti anti-inflamatore për ata që duan një trajtim për aknet dhe rosacea. Produktet që përmbajnë 15% acid azelaik kanë nevojë për recetë, por ato me 10% ose më pak shpesh ofrohen pa recetë.

    2. Zink: efektiv për aknet, rosacea, ekzema.

    3. Palmitat e askorbilit: një formë e vitaminës C. Përdoret në produktet e kujdesit të lëkurës për mbrojtjen nga radikalet e lira, nxit prodhimin e kolagjenit, zvogëlon hiperpigemtimin.

    4. Vitamina E: një antioksidant i fuqishëm që mund të mbrojë qelizat e lëkurës nga dëmtimi i radikaleve të lira dhe të forcojë barrierën e lëkurës. Gjendet në ushqime, si spinaqi dhe brokoli, si dhe suplementet dhe kremrat dhe serumet e përditshme.

    5. Retinol dhe retinoid: retinoli është një formë e vitaminës A pa recetë; retinoidet, nga ana tjetër, mund të kenë nevojë për konsultë me një mjek ose dermatolog. Parandalojnë rrudhat, zbusin vijat në lëkurë, trajtojnë aknet.

    6. Peptidet: këshillohen për pacientët që kërkojnë të ngadalësojnë shenjat e dukshme të plakjes. Këto aminoacide mbështesin kolagjenin dhe elastinën dhe mund të ndihmojnë në arritjen e lëkurës më të fortë.

    7. Niacinamide: të njohur më mirë si vitamina B-3, niacinamidet ndihmojnë për skuqjen, kanë veti anti-inflamatore, kurojnë aknet, zvogëlojnë shfaqjen e rrudhave, ofrojnë mbrojtje nga rrezet ultravjollcë.

    8. Ekstrakti i çajit jeshil: ekstrakti i çajit jeshil mund qetësojë lëkurën, zvogëlojë dëmtimin nga radikalet e lira, ndihmojë për rosacea etj.

    9. Ceramidet: mund të hidratojnë lëkurën dhe të ofrojnë mbrojtje nga faktorët mjedisorë, si ndotësit dhe moti ekstrem.

    10. Acidi hialuronik: siguron hidratim dhe mund të ndikojë që lëkura të duket e shëndetshme.

    11. Acidi tranexamik: ky përbërës mund të ndihmojë në trajtimin e hiperpigmentimit..

    Çfarë nuk duhet të përdorni:

    1. fragrancat sintetike
    2. ngjyrat sintetike
    3. propylene glycol
    4. vaj kokosi (për fytyrën)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit