14.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Profesor Fuga akuzon Rita Orën si të korruptuar: Vodhi lekët tona për koncertin që dha në Tiranë?

    Profesor Artan Fuga ka ngritur dyshime se Rita Ora është e korruptuar dhe mund të ketë vjedhur paratë tona, pas koncertit që dha në Tiranë.

    “Kur shoh informacionet në media, gjithmonë pyes: Këta na japin lajme për koncertet e Ritës, por nuk kemi asnjë dijeni se kush e paguan atë.

    I bën falas në shesh, për bamirësi? Në këtë rast do t’i hiqja kapelen, ndonëse edhe poqe se kërkon lekë nuk ka ndonjë të keqe?

    Por, kush e paguan, nëse paguhet, dhe sa parà merr për një koncert?

    Se mos është parà publike or tej!!!

    Se pastaj do ishte një formë e shëmtuar korrupsioni, ndonëse nuk besoj asnjë sekondë se e bën Rita atë. Te merrte parà që duhej të shkonin për biblioteka, shkolla, ambulanca, etj., për koncerte në shesh!

    Thjesht për ta ditur? Për informacion!

    Jo se interesohem për koncerte në shesh!

    A ka ndonjë gazetar që interesohet për këtë, apo e kanë shpallur sekret strategjik”, shkruan profesori.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit