Profesor Pëllumb Pilinçi duket se e ka marrë seriozisht ardhjen në pushtet.
Pasi shpalli Qeverinë në Vlorë pak ditë më parë, tashmë ka paralajmëruar një protestë “madhështore” në Shkodër, më 23 gusht.
Protesta ka qëllim rrëzimin e Ramës, me qëllim ardhjen në pushtet të profesor Pilinçit.
Ky i fundit duket se përveç Qeverisë, po merr dhe opozitën.
Ndërsa Sali Berisha ka paralajmëruar protesta në shtator, Pilinçi nuk ka pritur më gjatë.
Ka nisur nga puna për rrëzimin e Ramës.
Ndryshe nga Berisha, që pret përfundimin e pushimeve për të nisur protestat.