10.5 C
Tirana
E premte, 27 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Propozimi i Karamuços: Në Shqipëri për*unuesit duhen kastruar

    Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur për përdhunuesit dhe për pedofilët, teksa ka bërë dhe një propozim të fortë.

    Ai ka bërë thirrje që në Shqiëpri të rriten ndëshkimet për përdhunuesit, teksa tha se abuzuesit seksual duhen kastruar.

    “Duhet menduar në Shqipëri sepse nuk po i japim përgjigjen e duhur dhe po na bëhen cikle këto. Kastrim kimik, këta njerëz përveçse duhen dënuar duhen kastruar.

    Këta njerëz nuk duhet të mendojnë më por të bëhen të paaftë edhe për të menduar dhe për të shfrenuar peshat tek fëmijët tanë. Këta janë vrasës serial, nuk heqin dorë, janë përsëritës”, tha Karamuço për “Top Story” në “Top Channel”.

    Kastrimi, termi i të cilit në shqip është tredhje, është praktika e heqjes, rëgjimit ose mpirjes së organeve mashkullore të një kafshe ose njeriu, me qëllim që ta bëjë të paaftë të kryejë marrëdhënie seksuale ose të krijojë pasardhës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit