17.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Propozimi i Ramës: Një kosovare në krye të Shërbimit Sekret shqiptar

    Kryeministri Edi Rama i ka propozuar presidentit Bajram Begaj emrin e Vlora Hysenit për kreun e Shërbimit Informativ Kombëtar.

    Këtë gjë e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se emri i Vlora Hysenit përbën një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.

    “Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.” shkruan Rama.

    Vlora Hyseni ka mbajtur më parë postin e zëvendësdrejtores së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, deri kur u shkarkua më 30 Qershor të vitit 2021. Gjithashtu ajo e ka drejtuar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencën për 4 muaj pasi ky institucion kishte mbetur pa drejtor pas shkarkimit të Kreshnik Gashit.

    Pasi u shkarkua nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, kryeministri Edi Rama e emëroi Vlora Hysenin këshilltare të tijën.

    Hyseni nga informacionet e pakta që dihen për të, përshkruhet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

    Ajo flet disa gjuhë të huaja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit