7.5 C
Tirana
E martë, 5 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Protesta e ardhshme e Berishës, ditën kur Gjykata duhet të marrë vendimin për PD-në

    Partia Demokratike ka vendosur që më 3 mars të zhvillojë një tjetër protestë kombëtare, si ajo e të shtunës së kaluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

    Protestat para Parlamentit do të vijojnë po ashtu sa herë që të ketë seancë plenare.

    3 Marsi është dita kur Gjykata e Apelit në Tiranë do të shprehet per legjitimitetin e kryetarit te PD dhe do te vendos nese ai eshte Lulzim Basha apo Sali Berisha.

    Vendimi ka veçanërisht rëndësi për zgjedhjet e afërta lokale.

    Të dyja grupimet në PD pretendojnë se kanë të drejtën ligjore për të regjistruar komisionerë në zgjedhje, ndërkohë që ligjshmëria e statutit, logos dhe institucioneve partiake pret gjykimin në Apel.

    Sipas Kodit Zgjedhor, e drejta për të propozuar komisionerë sipas Kodit Zgjedhor u takon dy partive kryesore nga mazhoranca dhe dy partive kryesore nga opozita, ndërsa kryesimi i KZAZ-ve ndahet me short mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

    Sipas një vendimi të mëparshëm të KQZ-së “në zgjedhjet e datës 14 maj 2023 dy anëtarë në çdo KZAZ propozohen nga Partia Socialiste e Shqipërisë; një anëtar nga Partia Social Demokrate; dy anëtarë nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe një anëtar në çdo KZAZ do të propozohet nga Partia e Lirisë”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit