21.6 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Protestuat me arkivol dhe votuat PS-në” – Myslim Murrizi shpërthen ndaj qytetarëve: Mos hani shumë tani…

    Myslim Murrizi përmes një statusi në rrjete sociale ka ironizuar protestën e dikurshme të banorëve të Hotolishtit me arkivol kundër Partisë Socialiste.

    Murrizi ka publikuar tabelën me shifra nga votimet e së dielës ku Partia Socialiste kryeson ndjeshëm, duke thënë se banorët e kësaj zone e mbushën kutinë e votimit për PS duke e shndërruar në arkivol për veten e tyre.

    “Të votosh të dielën para dy ditësh për PS dhe pushtetin mbi 70% dhe sot të bësh si “cub” duke treguar arkivolin është një tallje ekstreme me veten.

    Për të “varrosur” qeverinë e kishit gjith ditën e dielë datë 11 Maj arkivolin përpara por e mbushët me vota duke e shndërruar kutinë e votimit në “arkivol” për veten.

    TANI A KA MUNDËSI TË MOS HANI SHUMË SE ÇFARË KISHIT PËR TË NGRENË E MBARUAR DATË 11 MAJ NGA ORA 7:00 DERI NË ORËN 19:00”, shkruan Murrizi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit