12.5 C
Tirana
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Provat kundër Ilir Beqajt janë më të rënda sesa provat kundër Arben Ahmetajt, e megjithatë ai është i lirë

    Provat kundër Ilir Beqaj për koncesionin e sterilizimit janë më të rënda sesa provat kundër Arben Ahmetajt për koncesionin e inceneratoreve.

    Ahmetaj, ka patur njohje paraprake dhe ka bërë udhëtime jashtë shtetit me përfituesin e koncesionit. Kaq ka mjaftuar për SPAK të hapë hetime pasurore dhe ngrejë çështje penale mbi Ahmetaj, pavarsisht se me shkresa dukej sikur Ahmetaj e refuzonte disa herë koncesionin.

    Ilir Beqaj jo vetëm ka patur njohje paraprake dhe ka bërë udhëtime jashtë shtetit me përfituesin e koncesionit, por ka bërë dhe më tepër se kaq.

    Shteti shqiptar kishte një qendër të ndërtuar të re sterilizimi dhe me gjithë kërkesën e drejtoreshës se QSUT, drejtuar Beqaj për ta vënë në punë këtë qendër, Ilir Beqaj nuk pranon, por hap procedurë për koncesion sterilizimi me çmime mbi 5 herë më të larta sesa po të bëheshin tek Qendra shtetërore e sterilizimit.

    Edhe për një person që nuk ia ka haberin juridikut por që ka pak logjikë të shëndoshë, qartazi situata inkriminuese për Ilir Beqaj është shumë më e rëndë se në rastin e Arben Ahmetajt, por për prokurorët e SPAK nuk ishte kështu dhe as nuk hapen hetim pasuror dhe as i ngritën akuzë penal Beqaj.

    I habitur dhe Gjykatësi i çështjes i GJKK, kur prokurorët e SPAK vajtën për masat e arrestit u tha i keni hetimet e paplota dhe ua ktheu dosjen.

    Nuk është se prokurorët e SPAK nuk dinë si dhe pse hapet një hetim pasuror apo ngrihet një akuzë. Rasti i Arben Ahmetaj tregon që e kanë si aftësi profesionale dhe përvojë për ta bërë.

    Logjika të con që ka diçka tjetër në këtë mes. Mbase ka patur presion mbi prokurorët e këtij rasti. Mbase vetë ata janë korruptuar.

    Ironikisht na duhet një SPAK të hetojë SPAK pse nuk ka vepruar si SPAK.

    Përtej batutave, ky rast mosfunksionimi si duhet i SPAK, duhet hetuar më tej, për të zbuluar dhe personat që kanë fuqi të ushtrojnë presion mbi prokurorët e SPAK apo dhe t’i korruptojnë ata.

    Ata janë peshqit e mëdhenj. (Endri Tafani)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit