12.5 C
Tirana
E hënë, 30 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Provokimi i Edi Ramës, me Putinin kukull

    Kryeministri shqiptar Edi Rama u shfaq ditën e djeshme në “prime time” në T7 në Itali në një intervistë me gazetarin italian Federico Markoni.

    Mes të tjerash, gazetari e pyeti për zërat nëse këtë verë kryeministri shqiptar ishte takuar me Giorgia Melonin meqë kjo e fundit ishte “zhdukur” katër ditë nga qarkullimi në Itali, por kryeministri shqiptar e mohoi.

    Ndërkohë, një detaj në tavolinën e punës së kryeministrit shqiptar, tërhoqi vëmendjen e gazetarit italian.

    Pjesë nga intervista:

    Vitin e kaluar Giorgia Meloni ishte turiste në Shqipëri. Po këtë vit e keni takuar?

    Rama: Jo këtë vit gjatë verës nuk jemi parë.

    Po pse në Itali qarkulluan zëra se për 4 ditë që u zhduk, kishte ardhur këtu për t’ju takuar…

    Rama: Po, por në Itali qarkullojnë zëra për gjithçka e për të gjithë, por kjo nuk është e vërtetë. Do ishte bukur të ishte e vërtetë por nuk është.

    Dhe një pyetje që nuk e kisha planifikuar. Pse e ke Putin në tavolinën tënde të punës?

    Rama: Se më pëlqen ta shoh si një kukull. Të kesh aftësinë e autoironis, të kesh sensin e ironisë së historisë edhe nëpërmjet këtyre objekteve të vogla, është e rëndësishme për të mos qenë skllav i historisë  dhe të mos e marrësh veten shumë seriozisht.

    Gazetari italian pyet Ramën pse mban kukullën Putin në

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit