7.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pse besoj se Baton Haxhiu është një matrapaz dhe rrufjan mediatik

    Nga Adriatik Doçi

    Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj akuzoi dje indirekt analistin Baton Haxhiu se kërkonte para për sondazhet e tij të fabrikuara. Pra, sondazhe me porosi, si këmisha dhe pantallona me porosi.

    Është akuzë e rëndë. Siç edhe pritej, Batoni e mohoi.

    Nuk kam prova për akuzën e Veliaj, por unë besoj se Baton Haxhiu është një matrapaz dhe rrufjan mediatik, i cili përdor aksesin në media për t’u pasuruar. Dhe kjo bindje bazohet në prova.

    Së pari, oligarkë që kanë përfituar koncensione dhe tendera nga qeveria, kanë sajuar pagë deri në 17 milionë lekë në muaj për Baton Haxhiun.

    Së dyti, Baton Haxhiu është paguar nga inceneratorët. Nuk është inkriminuese të marrësh reklamë nga inceneratorët. Por është llumhane mediatike nëse shan inceneratorët kur nuk merr para dhe i lavdëron kur merr para prej tyre.

    Së treti, në një rast i kam dërguar Batonit rreth 10 pyetje që t’ia drejtonte Ilir Metës, meqenëse ky i fundit, si shumë politikanë të tjerë, nuk pranon në panel gazetarë që nuk blihen dhe as nuk shiten. Janë pyetje që besoj se ia kanë bërë në SPAK. Dy orë përballë Metës në studio, jo vetëm nuk i drejtoi qoftë një nga pyetjet, por gati sa nuk u ngashërye përballë Metës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit