27.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pse Bill Gates do të zhduket përfundimisht nga lista e njerëzve më të pasur në botë?

    Bill Gates u zotua që do të dhurojë “pothuajse të gjithë” pasurinë prej 113 miliardë dollarë për fondacionin e tij. Ç’do të thotë kjo?

    Miliarderi, bashkëthemeluesi i Microsoft, i cili themeloi Fondacionin Bill & Melinda Gates në vitin 2000 me gruan e tij asokohe, Melinda, tha se organizata jofitimprurëse planifikon të rrisë shpenzimet nga 6 miliardë dollarë në vit aktualisht në 9 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2026.

    “Për të ndihmuar që kjo rritje e shpenzimeve të jetë e mundur, unë po transferoj 20 miliardë dollarë në fondacion këtë muaj,” njoftoi Gates në Twitter.

    Më pas shtoi: “Teksa shoh nga e ardhmja, kam në plan t’ia jap pothuajse të gjithë pasurinë time fondacionit. Do të zbres dhe përfundimisht do të largohem nga lista e njerëzve më të pasur në botë.”

    Fondacioni Bill & Melinda Gates ka si synim të luftojë sëmundjet dhe varfërinë në të gjithë globin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit