19.5 C
Tirana
E diel, 11 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Pse binjakët janë të ndryshëm? Ja si e shpjegon astrologjia

    “Dy bizele nga e njëjta bishtajë” e sërish të ndryshëm në personalitet. Pse binjakët janë të ndryshëm edhe pse kanë lindur në të njëjtën datë? Këto ndryshime shkenca i shpjegon me gjenetikën, edukimin, përvojat jetësore etj. Ndërsa astrologjia ka shpjegimin e saj.

    Ashendenti: Shenja e ashendentit është një element vendimtar në profilin astrologjik të një personi. Binjakët e lindur vetëm disa minuta me diferencë nga njëri-tjetri mund të kenë shenja të ndryshme ashendenti, që përcaktohet nga ora e lindjes. Thënë kjo, mund të kenë pamje dhe sjellje të ndryshme.

    Aspektet planetare: Astrologjia identifikon kënde specifike midis planeteve, të cilat besohet se ndikojnë në fusha të ndryshme të jetës së një individi. Pozicionet e planetëve në raport me njëri-tjetrin në kohën e lindjes mund të çojnë në aspekte të ndryshme planetare për binjakët. Në këtë pikë, ata kanë dallime në marrëdhëniet personale, stilet e komunikimit dhe emocionet.

    Vendosja e shtëpive: Astrologjia e ndan qiellin në dymbëdhjetë shtëpi, ku secila përfaqëson fusha të ndryshme të jetës. Vendosja e planetëve brenda këtyre shtëpive mund të formësojë përvojat dhe prioritetet e një individi. Për binjakët, edhe një ndryshim i vogël në kohën e lindjes mund ndikojë që të kenë shtëpi të ndryshme në hartën e tyre astrologjike dhe si rrjedhojë, të jenë të ndryshëm përsa i përket çështjeve të karrierës, marrëdhënieve, familjes e fushave të tjera të jetës.

    Ndikimet e Hënës dhe Diellit: Pozicionet e Diellit dhe Hënës në kohën e lindjes janë të rëndësishme për interpretimet astrologjike. Binjakët e lindur në ditë ose kohë të ndryshme mund të kenë vendosje të ndryshme diellore dhe hënore.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit