14.4 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Pse dashuria e parë nuk harrohet kurrë?

    Thuhet se dashuria e parë nuk harrohet kurrë. Në të vërtetë, dashuria e parë është një përvojë unike, aq e fuqishme sa mbetet e skalitur në kujtesën tonë për një jetë. Kjo është demonstruar ndër vite nga studime të ndryshme që kanë matur efektet në tru të rënies në dashuri.

    Një studim i botuar në “Journal of Comparative Neurology”, përdori një rezonancë magnetike funksionale për të zbuluar tek të dashuruarit lëshimin e dozave të mëdha të dopaminës dhe oksitocinës (të quajtur edhe “hormoni i dashurisë”), substanca përgjegjëse për ngarkesën e fortë të energjisë dhe euforisë që ndihet në atë përvojë.

    Por kulme shumë të ngjashme hormonale ndodhin edhe kur historia e dashurisë përfundon, duke ndihmuar në ngulitjen e pashlyeshme të kujtesës së saj.

    Sipas një studimi të vitit 2017 në “Journal of Positive Psychology”, duhen mesatarisht tre muaj për t’u rikuperuar nga thyerja e zemrës, por shumë më gjatë për ta harruar atë.

    Nëse bëhet fjalë për dashurinë e parë atëherë, për ta bërë gjithçka edhe më të paharrueshme është nostalgjia për adoleshencën, periudhë në të cilën shumica e njerëzve përjetojnë historinë e tyre të parë të dashurisë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit