19.8 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Pse djemtë kalojnë kaq shumë kohë në tualet?”: Shqiptarët kanë disa teori

    Rreth djemve mund të mos biem dakord për shumë gjëra, ama, diçka e pranojmë unanimisht: Ata kalojnë shumë kohë në tualet. Domethënë, kur futen në tualet, harroje t’i shohësh për nja 45 minuta të mira.

    Por, çfarë bëjnë në tualet për kaq gjatë? Pyetëm ndjekësit dhe na dhanë këto përgjigje:

    “Shohin ndeshje/gola futbolli”.

    “Rrinë në TikTok”

    “Aty mendojnë për perandorinë romake”

    “Luajnë Candy Crush”

    “Luajnë PUBG”

    “Shikojnë video gatimi”

    “Pinë cigare”

    “Fshijnë gjurmët nga telefoni”

    “I imi lexon libra”

    “Ky i imi luan shah”

    “Burri im më dërgon meme, ndërkohë që unë jam nga dhoma tjetër”

    “Hanë thonjtë”

    “Shohin veten në pasqyrë”

    “Shikojnë video pa lidhje në YouTube”

    “Bëjnë like nëpër rrjetet sociale”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit