10.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pse duhet ta shkarkoni WC-në me kapakun mbyllur

    Veprimi i thjeshtë i shkarkimit të WC-së është rutinë e jetës së përditshme. Megjithatë, shumica prej nesh nuk e mendon dy herë nëse duhet ta shkarkojmë ujin me kapakun e tualetit poshtë apo lart. Duhet të dini se ky veprim në dukje i parëndësishëm mund të ketë një ndikim domethënës.

    “Në thelb, po [duhet ta mbani mbyllur kapakun] – veçanërisht kur nuk keni bërë thjesht urinën,” shpjegon për Guardian Ann Russell, autore e librit “How To Clean Everything”.

    “Kur shkarkoni tualetin, mund të përhapen grimca shumë të imta uji në banjë,” shtoi ajo.

    Disa studime të vitit 2022 zbuluan se grimcat e kontaminuara mund të përhapen deri në 1.5 metra larg WC-së dhe të qëndrojnë deri në gjashtë orë.

    Diferenca në sasinë e baktereve të përhapura kur shkarkoni WC-në me kapakun mbyllur është 12-fish më pak.

    “Është praktikë e mirë – megjithatë, le të jemi të sinqertë, nuk do të vdisni nëse nuk e bëni,” shtoi Russell.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit