18.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Pse duhet të hani një banane para gjumit dhe jo në mëngjes?

    Një mollë në ditë e mban mjekun larg, thonë njerëzit e mençur, megjithatë të gjitha frutat janë të nevojshme në përditshmërinë tuaj, për një shëndet të mirë të organizmit.

    Megjithatë, këtu do të përmendim veçanërisht bananen, të cilën me siguri e shijoni në punë për mëngjes ose si një mes vakt, kur jeni të uritur dhe nuk mund të konsumoni ushqim në ato momente.

    Mirëpo, nëse ndonjëherë e keni të vështirë të flini dhe hidheni e ktheheni në shtrat deri vonë, atëherë zgjidhja fshihet te bananet.

    Kjo pasi, përveç kaliumit dhe fibrave bimore, përmban edhe magnez që ndihmon në relaksimin e muskujve dhe ndihmon për të fjetur më mirë.

    Këtë mund ta kombinoni edhe me gjalpë kikiriku, pasi është dyshja më e mirë që mund t’ju vijë në ndihmë nëse nuk po flini.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit