Nga Bledi Mane
Të strehoi në konvikt, të mbushi barkun me ushqim, të ofroi batanijen të ngrohesh, të shkolloi.
Të mësoi të lahesh në dush, të mësoi si të vishesh dhe si të ushqehesh.
Tirana të gjeti nuse, të martoi, të gëzoi me fëmijë.
Të bëri mjek, të bëri komunist, demokrat, të bëri kryeministër dhe president, të bëri të pasur, të mësoi si të pish verë, të bëri me dashnore, të dha viagra.
Tirana të mësoi si të qethesh, si të rruash leshin e sqetullave, të mësoi të dëgjosh muzikë të murë, të shkosh në teatër.
Tirana tentoi të të bëjë të lumtur por dështoi ndaj ik. Ik andej nga erdhe, ti nuk e meriton Tiranën.
Një shpellar si ty i brymosur me brenga nuk u integrua kurrë ndaj ik. Ik andej nga erdhe megjithëse kam frikë se edhe arusha në bjeshkë nuk të pranon më.
Ngele rrugëve në mykun e moshës, pa njerëz, pa miq, pa përkrahje, pa Tiranën.
Tirana është e paqtë, tolerante, e butë por kujdes se kur të mallkon Tirona dije që ti nxjerr prej hundësh molotovët që ia hedh çdo javë qytetit që të hapi dyert!



