10.5 C
Tirana
E hënë, 23 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Pse është trembur Ilir Meta dhe ku fshihet ai?

    Gazetari Adriatik Doçi ka komentuar lajmin mbi arrestimin e Ilir Metës ku për Dritare Tv tha se institucionet amerikane kanë konfirmuar për SPAK se ai ka shpenzuar qindra mijëra euro në SHBA për lobim, në bashkëpunim me të tjerë.

    Doçi tha se kjo është prova më e madhe që ka SPAK për Metën dhe ky i fundit pa imunitet mund të arrestohet së shpejti pa asnjë pengesë nga drejtësia.

    Ndër të tjera tha se Meta është vënë në dijeni të këtyre akuzave dhe mund të arratiset nga vendi ashtu siç ndodhi me Arben Ahmetaj, në mënyrë që t’i fshihet drejtësisë pasi po hetohet për pastrim parash.

    “Dosja e dytë dhe është më flagrantja e mundshme, që ka pasur deri më sot SPAK-u është çështja e lobimit. Janë shpenzuar për lobim qindra mijëra euro, në total rreth 1.2 milion dollarë në SHBA. Këto para nuk janë deklaruar në Shqipëri, as në KQZ as në ILDGP. Thembra e Akilit është se kush është prova që janë shpenzuar. Sepse në qoftë se janë shpenzuar, kjo është vepër penale dhe është për burg.

    Pas letërporosive që u ka nisur SPAK, institucionet amerikane kanë konfirmuar me letërporosi që Ilir Meta bashkë me Monika Kryemadhin, Petrit Vasilin dhe kupola e LSI-së kanë shpenzuar qindra mijëra euro në SHBA për lobim, ndërkohë që paratë nuk janë deklaruar. Ky konfirmim ka ardhur nga institucionet ligjzbatuese Amerikane dhe kjo është prova që është në duart e SPAK-ut.

    Për Ilir Metën mund të ketë një masë sigurie arrest me burg. Ka shumë dyshime të forta për këtë sepse Meta ka qenë në dijeni të atyre çfarë ka bërë dhe në dijeni të përgjigjes ai mund të largohet me qëllim fshehjes së drejtësisë, ashtu siç bëri edhe Arben Ahmetaj. Ndryshe nga Arben Ahmetaj dhe Sali Berisha që kishin mandatin e deputetit dhe kanë imunitet ndaj arrestimit, Ilir Meta nuk ka imunitet.

    Për herë të parë në karrierën e tij politike ai nuk ka asnjë lloj imuniteti ndaj arrestimit. Me provat që kanë ardhur nga SHBA-ja dhe duke parë të gjitha këto rrethana, Ilir Meta mund të jetë fshehur nga mungesa e imunitetit ndaj një arrestimi të mundshëm dhe të befasishëm. Sepse këto janë akuza të rënda, janë akuza për pastrim parash”, tha Doçi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit