21.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pse fansat e Luizit dhe Efit po bëjnë thirrje që të votoni për Diolën dhe Nitën këtë të martë

    Gjatë kësaj jave deri të martën të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother Vip janë në nominim duke rrezikuar daljen nga loja, përveç Kristit i cili fitoi imunitet me hapjen e kutisë së pandorës.

    Nga sondazhet e zhvilluara gjerësisht në rrjet, dy banoret më të rrezikuara në këtë pikë të lojës rezultojnë Diola dhe Dea Mishel.

    Deri më tani Diola ka treguar një natyrë të qetë dhe të tërhequr pas debateve me Luizin dhe duket se ka zgjedhur të bëjë paqe edhe me të, veçanërisht pas dasmës së tij me Kiarën pak ditë më parë.

    Nga ana tjetër Dea Mishel është kthyer në personin më të atakuar në rrjetet sociale pasi çoi në nominim Efin, Luizin dhe Kiarën duke bërë që Efi të dilte nga shtëpia edhe pse ishte një nga personazhet e preferuara deri më tani në këtë edicion.

    Të gjithë fansat e Efit dhe Luizit në rrjetet sociale ka nisur një thirrje për të nxjerrë nga shtëpia Dean për shkak të zgjedhjes së bërë. Por produksioni ka njoftuar se votimi nuk bëhet për atë që doni të nxirrni nga shtëpia por për banorin që shpëtoni.

    Rrjedhimisht që të dalë Dea, fansat e Efit dhe Luizit po shpërndajnë thirrje që votat e publikut të shkojnë për të shpëtuar Diolën apo edhe Nitën në mënyrë që Dea të dalë nga shtëpia.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit