20.5 C
Tirana
E premte, 9 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Pse fansat mendojnë që Luizi dhe Kiara janë ndarë!

    Marrëdhënia e Luizit dhe Kiarës, edhe tani, një muaj pasi kanë dalë nga Big Brother Vip po shihet me dyshim.

    Fansat e çiftit dhe jo vetëm presin nga momenti në moment që ata të ndahen. Nuk kanë qenë të pakta edhe herët kur kanë aluduar se ata janë ndarë.

    Duke marrë shkas edhe nga ndonjë ngacmim nga dyshja, shpesh kemi parë lajme të thonë se ata janë ndarë.

    Si rasti i fundit kur, Luizi udhëtoi vetëm në SHBA dhe Kiara në Stamboll, të dy me projekte profesionale dhe kudo u fol sikur ata ishin ndarë sepse njerëzit presin që ata të jenë bashkë gjithë kohës.

    Ndërsa ishte live në Instagram, një ndjekës ka pyetur Luizin se pse nuk ka shkuar në Turqi bashkë me partneren dhe ai iu përgjigj:

    “Ça Stambolli, ça dua unë aty?”

    Më pas një tjetër ndjekës e ka pyetur nëse e ka marrë malli për Kiarën dhe Ejlli iu përgjigj shkurt.

    “Boll”, tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit