Pas publikimit të disa fotografive ku shfaqej me partnerin e saj të supzuar, këngëtarja Enca Haxhia ka reaguar për herë të parë.
Ajo aludohet se është në një romancë me terapistin e masazhit, afrikanin Mickey Neblett, i cili ka shpërndarë një video në Instagram duke nxitur reagime të ndryshme.
Enca megjithatë, më pas ka bërë një reagim, mesa duket duke iu përgjigjur komenteve negative që mund të ketë marrë në rrjetet sociale.
“Pse i bardhë, pse i zi, pse i huaj, pse malok, pse plak, pse i ri, pse të pasur, pse të varfër…Më pak urrejtje, më shumë dashuri. Ju premtoj se jeta është shumë e bukur kur jeton për veten”, shkruan ajo në Instagram.
“Dhe do të bëhet edhe më e bukur kur ta dëgjoni ‘Albanian’ në bashkëpunim me…”, shkruan ajo më tej duke iu referuar këngës së re që pritet të publikojë së shpejti.