Pse Partia Socialiste pati një ngutje të pakuptueshme për Veliajn? A nuk ishte e mundur të pritej një apo dy muaj vendimi i Kushtetueses?
“Nuk mendoj se pas një muaji opozita do ishte më e fortë dhe pozitat e PS në Tiranë do ishin më të rrezikuara. E vetmja gjë që mund të ndodhte një muaj më vonë, ishte që opozita do ishte në kulmin e debateve për zgjedhjen e kandidatit, i cili i ishte kthyer në torturë psikologjike” – shkruan Mero Baze dhe shton:
“Duke vepruar shpejt përmes kësaj manovre juridike, PS me sa duket ka dashur të krijojë një perceptim të qartë për distancimin e saj nga Erion Veliaj, me qëllim që ai të mos jetë më pjesë e debatit elektoral dhe të konsiderohet një histori e mbaruar”.
Baze e shef edhe vendimin e Gjykatës së Lartë në një linjë.
“Kjo u duk edhe sot në Gjykatën e Lartë, kur ekzistonin gjithë mundësitë teorike që Gjykata ta nxirrte nga paraburgimi, pasi aktualisht quhet i shkarkuar dhe dosja ka shkuar për gjykim duke rënë arsyet e ndikimit të tij mbi dosjen në hetim.
Edhe pse gjyqtarët janë të afërt me Partinë Socialiste, ata kanë qenë në një vijë me partinë, për ta lënë në burg. Pra i vetmi mesazh që kërkon të japë PS në këtë rast është distancimi i tyre nga Erion Veliaj për të mos e pasur si çështje nëpër këmbë gjatë fushatës” – shkruan ai.



