14.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pse ky iPhone i vjetër po shitet për më shumë se 30 mijë dollarë?!

    Gjenerata e parë e iPhone në kutinë e tij origjinale është shitur për 35,414 dollarë në ankand.

    iPhone ishte padyshim pajisja që me të vërtetë nisi biznesin e Apple dhe pa të, kompania nuk do të ishte ajo që është sot.

    Pse ky iPhone i vjetër po shitet për më shumë se 30

    PHOTO CREDITS: RR AUCTION

    Kur prezantoi smartphone-n, në vitin 2007, Steve Jobs tha se “iPhone është një produkt revolucionar, magjik dhe se është 5 vjet përpara çdo telefoni tjetër celular”.

    Kjo pajisje e veçantë u hodh në ankand në RR Auction, i cili përfundoi më 18 gusht.

    Pse ky iPhone i vjetër po shitet për më shumë se 30

    PHOTO CREDITS: RR AUCTION

    Në përshkrimin e produktit thuhet: “Iphone Apple origjinal i gjeneratës së parë, i pahapur, Model A1203, Porosi MA712LL/A (8 GB).

    iPhone i parë vjen me përmasa 115 x 61 x 11.6 mm dhe vetëm 135 g në peshë.

    Pse ky iPhone i vjetër po shitet për më shumë se 30

    PHOTO CREDITS: RR AUCTION

    Pse po shitet kaq shumë, ndërkohë që teknologjia po avancon?

    Në përshkrimin e RR thuhet:

    “I zhvilluar në fshehtësi, iPhone origjinal është telefoni inteligjent që transformoi industrinë, duke revolucionarizuar dizajnin e celularëve. Ky produkt futi internetin në xhepat tanë dhe në thelb, nisi tregun e aplikacioneve me prezantimin e App Store.”

    Ndërkohë, një Apple iPod, produkt i parë, u shit gjithashtu në faqen e ankandit për 25,000 dollarë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit