5.5 C
Tirana
E diel, 1 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Pse njerëzit po bëjnë thirrje që të bojkotohet Eurovision-i

    “‘Të bashkuar nga muzika’ apo të bashkuar duke kryer një gjenocid?” Eurovision po përballet me reagime pasi u miratua pjesëmarrja e Izraelit për vitin 2024.

    Izraeli është përfshirë në listën e vendeve pjesëmarrëse për Eurovision 2024, duke bërë që shumë njerëz të bëjnë thirrje që Izraeli të mos lejohet të konkurrojë për shkak të luftës në Gaza. Disa prej tyre po kërkojnë bojktotimin e spektaklit muzikor.

    “Po Rusinë pse e përjashtuan vjet, ndërsa Izraelin jo?” shkroi dikush. “Po bojkotoj Eurovision sepse ata po lejojnë Izraelin pavarësisht mizorive dhe krimeve kundër njerëzimit. Çfarë organizimi i keq,” tha një tjetër.

    Pas kritikave në internet, Unioni Europian i Transmetuesve (EBU) lëshoi një deklaratë në lidhje me pjesëmarrjen e Izraelit në Eurovision. “Eurovision Song Contest nuk është një konkurs për qeveritë,” tha EBU. “Eurovision mbetet një ngjarje jopolitike, duke bashkuar audiencën në mbarë botën përmes muzikës.”

    Duke u përballur me krahasime mes Izraelit që lejohet në konkurs dhe Rusisë që është ndaluar, EBU shpjegoi:

    “Në vitin 2022, pas pushtimit të Ukrainës, organet drejtuese të EBU vendosën të përjashtonin Rusinë nga Eurovision, ku ata do të konkurronin përkrah Ukrainës. Siç u tha më parë, Eurovision është një garë për transmetuesit. Pas shkeljeve të përsëritura të detyrimeve të anëtarësimit dhe shkeljes së vlerave të medias publike, Rusia u pezullua”.

    Izraeli e ka fituar konkursin disa herë – në 1978, 1979, 1998, dhe së fundmi në vitin 2018, kur Netta Barzilai fitoi me “Toy” në Lisbonë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit