23.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Pse nuk del në debat Rama, me Berishën?

    Kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama thotë se në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kundërshtari i tij Sali Berisha do të marrë një përgjigje të qartë.

    I ftuar në emisionin Opinion, Rama iu përgjigj pyetjes së Fevziut, që solli reagimin e Berishës në rrjete sociale, ku shkruante se “Rama nuk vjen në debat sepse e di që pësoi fatin që pati Biden me Trumpin”.

    Edi Rama: Nuk kam asnjë koment për atë që e quan… ai është një buf kënete që sot ka mbaruar fushata e jetës së tij dhe që ditën e dielë do marri një mesazh shumë të qartë nga populli shqiptar.

    Blendi Fevziu: Dje tha që vetëm ai lart më largon nga PD.

    Edi Rama: Vetëm ai lart e largon një buf nga këneta. Këneta ka nevojë për bufin e vetë.

    Blendi Fevziu: Ore pse nuk del në debat?

    Edi Rama: Nuk ka asnjë shans që një katran me bojë që nuk ka lënë të gjallë e të vdekur të shtëpisë time pa e marrë zvarrë, të ketë fatin që unë t’i jap 1 minutë nga prania ime. Është tërheqje zvarrë e të vdekurve dhe të gjallëve të familjes time në mexhelis duke i pështyrë për hesapet e tij të ndyra politike.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit