20.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Pse nuk e bletë Euro2024?” – Alfred Peza thotë se s’mund të konkurronin dot Sandrin e Klanit

    Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar, Alfred Peza ka dhënë shpjegimin se përse RTSH nuk po e transmeton Kampionatin Europian të Futbollit, “Euro2024”.

    Në raportimin që vetë Peza ka bërë në Komisionin e Medias dhe Edukimit, tregon se në fakt RTSH ka bërë një ofertë të mirë dhe konkurruese, por nuk e fituan dot. Kjo, pasi “rivalët” kishin ofruar më shumë.

    Pse RTSH nuk i blen paketat sportive? Kushtojnë në fillim, por vetëm me reklamat, fiton para. Do të ishte i rëndësishëm për publikun…

    Është një e drejtë për të cilën konkurrohet në treg dhe fiton ai që jep ofertën më të lartë. Kemi dhënë një ofertë shumë të mirë dhe konkurruese.

    Ka pasur një shtyrje prej disa javësh të përgjigjes, e sigurisht që e ka fituar ai që ka paguar më shumë. Sa i përket transmetimit “free”, e drejta e transmetimit është e drejta e transmetimit me paketa dhe me free. Ata që e kanë blerë janë të detyruar që ta japin “free”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit