10.5 C
Tirana
E premte, 5 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Pse nuk kandidon për kryetar partie përballë Berishës? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

    Mbrëmjen e së enjtes, në emisionin “Opinion”, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, diskutoi mbi situatën aktuale politike dhe zhvillimet brenda PD-së, duke dhënë një sërë deklaratash të forta.

    Përballë gazetarit Blendi Fevziu, Salianji foli për demotivimin e strukturave, mungesën e mobilizimit qytetar, nevojën për bashkimin e demokratëve, si dhe rolin e tij në Kryesinë e partisë. Ai theksoi domosdoshmërinë për rikthimin e meritokracisë në PD dhe vlerësimin e çdo kontributi.

    Ai u përgjigj edhe pyetjes se përse nuk kandidon për kryetar partie në PD përballë Berishës.

    Ervin Salianji: Defekti është ky, që ne duhet të gjejmë dy rrugë, ose të motivojmë shqiptarët që të dalin e të mbushin sheshet, ne na mungon një bulevard.

    Blendi Fevziu: Çfarë ju pengon që ta bëni këtë?

    Ervin Salianji: Demotivimi i strukturës, demotivimi i demokratëve. Na mungon një bulevard sepse pjesa më e madhe e protestuesve na vjen nga struktura.

    Blendi Fevziu: Struktura është e pamjaftueshme për të fituar zgjedhje. Ju nuk keni asnjë impakt tek elektorati gri dhe te qytetarët përtej strukturës.

    Ervin Salianji: Po të flas hapur, kur ne kemi motivuar strukturat kujton se nuk e dimë që nuk kemi qytetarë në shesh. Duhet të kthejmë meritën dhe të vendosim disa kritere. Duhet të bashkojmë Partinë Demokratike.

    Blendi Fevziu: A keni ju mbështetje brenda PD-së?

    Ervin Salianji: Deputetët është menduar që të ketë një institucion, që është Grupi Parlamentar që i shprehin shqetësimet e tyre dhe për këtë arsye është menduar që ne, unë si anëtarë i Kryesisë të PD t’i jap zë kujtdo që nuk ka zë .

    Blendi Fevziu: A keni folur ju në Kryesi për këtë gjë?

    Ervin Salianji: Në çdo mbledhje.

    Blendi Fevziu: Për katër muaj zhvillohet Kuvendi i PD, ka zgjedhje. Pse nuk kandidoni ju me një platformë për kryetar partie përballë zotit Berisha?

    Ervin Salianji: Nuk e kam unë këtë! Nuk e kam vendosur! Unë po them këtë që PD duhet të fuqizohet me të gjithë elementet e saj. Ne duhet të vlerësojmë kontributin e çdo kryetari edhe në seksionin më të largët.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit