12.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pse Shqipëria është e apasionuar pas BBV?

    Aktori Rezart Veleshnja bën një analizë të fenomenit të momentit “Big Brother Vip” dhe i jep përgjigje pyetjes që bëjnë shumë vetë aktualisht: Pse Shqipëria është e apasionuar pas BBV?

    “Hap televizorin në një ditë të zakonshme dhe del Edi Rama me lopatë në dorë se si po punojmë për Shqipërinë, del Belinda Balluku, flet “rroma përtomat” e saj!

    Gjithë kjo gjellë me shumë kripë dhe pa shije e servirur për 13 vjet, i ka sëmurur shqiptarët e mjerë që dikur kanë qenë artdashës dhe të kulturuar!

    Por më në fund kemi pakëz dritë, një spektakël i madh po rrezaton diçka ndryshe edhe pse është një reality shoë dhe jo një dramë, komedi, opera apo balet por është diçka ndryshe! Në çdo institucion, në çdo universitet, në çdo familje në Shqipëri dhe Kosovë flitet vetëm për BBV, Amos, Olta, Luiz, Kiara, Armaldo!

    Disa nga artistët jashtë janë shprehur dhe vulgarisht duke thënë “na lodhi, na lodhi, na çmendët”. Por ky është alarmi që konstatoj: Më mirë të flas për BBV, se politikën që na lodhi sistemin nervor!

    Për 3 muaj BBVIP njerëzit thonë u lodhëm! Kështu që i bej thirrje politikës: Lëreni artin të marrë frymë se nuk po e lini të ndizet. Kështu që lërini shqiptarët se i lodhët për 30 vite duke kërkuar protagonizmin me dhunë në çdo ekran!

    Shqiptarët meritojnë art dhe kulturë, boll, stop politikës! Ju lutem mos justifikoni me vjedhjet që bëni duke dalë në televizor çdo dite se e shkatërruat këtë sistem mendor! Art,kulturë dhe sa më shumë spektakël!

    Aktualisht duhet duartrokitur Top Channel me nismat e mëdha, me kosto të paimagjinueshme, por që nuk dalin në media ta propagandojnë investimin e tyre! Vetëm art dhe kulturë për Shqipërinë!”, komenton Veleshnja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit