10.5 C
Tirana
E hënë, 23 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Pse sillet kështu Saliu? Diplomati i njohur ka një përgjigje për “shtetin dhe mendjet e rritura maleve”

    Diplomati dhe publicisti i njohur Shaban Murati ka një përgjigje për pyetjes ku e gjen kurajon një si Berisha të sfidojë kaq hapur ligjet dhe shtetin.

    “Shpikja idiote shqiptare e “revolucionit personal”, ku për pordhët e bajraktarit një skotë opingalëpirësish të prijsit janë gati të hedhin në erë ligjet, organet e drejtësisë dhe vetë shtetin, ndodh sepse e lejon këtë situatë unike paradoksale vetë shteti.

    Shteti ligjor nuk u ndërtua dot dhe as ligjet nuk u vunë dot në jetë njësoj për të gjithë, sepse qeveritë e dy partive kryesore politike jo vetëm nuk deshën të ndërtojnë shtet ligjor, por prishën edhe karabinanë e shtetit, që kishin ndërtuar regjimet e kaluara – shkruan në një shënim mbi aktualitetin, eksperti i njohur i rajonit dhe gjeopolitikës.

    Pa përmendur emra por me referencë të qartë, profesor Murati shton se ne nuk hoqëm dorë nga kulti i individit në këto tri dekadat e fundit:

    “Revolucionin personal” e shpikën mendjet e rritura me ujqit dhe çakejtë në skërkat e maleve. Është e natyrëshme që pas kultit të individit, i cili pas diktaturës u ruajt dhe u forcua nga qeveritë pseudodemokratike, të lindte kreatura e përbindëshme e “revolucionit personal” të prijësit me moton “pas meje apokalipsi” – shkruan Murati.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit