4.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pse skuqja e Altin Dumanit, është një gjë e mirë

    Nga Habjon Hasani

    Ndoqa intervisten e Altin Dumanit, disa pershtypje:

    -Ndihej emocioni para kameres dhe sidomos bezdia e nxehtesise qe sjellin prozhektoret e studiove, nje lloj afshi qe te perplaset ne surrat dhe te ç’akordon; pasi te duket vetja si ne ndonje ofiçine.

    -Nuk e shikonte ne sy bashkebiseduesin; por nuk ishte shikim dredharak por nevoje e tij per te perballuar emocionet dhe permbledhur mendimet duke u marre me veten nen bezdine e prozhektorit.

    -Mbajti qendrim shume here me serioz  dhe dinjitoz se ata qe e kane akuzuar me epitete gjate ketyre muajve.

    -Nuk u pyet nga moderatori per paradokse apo probleme te politikave penale qe ka sjelle reforma ne drejtesi. Jam shume kurioz te di se ç’mendon Dumani per disa paradokse qe jane krijuar nga kjo reforme.

    -U perpoq te mbante qendrim asnjeanes me amerikanet; duke e pershkruar ndihmen e tyre si teknike dhe jo ushtrim kontrolli (gjeo)politik.

    Nuk u sfidua fare nga moderatori me pyetje logjike, te tipit: “Ç’pune ka nje ambasade e nje shteti te huaj te mbeshtese me deklarata punen e nje prokurori qe eshte betuar ne kushtetuten e ketij vendi?”

    -Foli me shume pergjegjesi, mençuri dhe maturi per strukturen e SPAK-ut duke vendosur perhere theksin te vlerat e ekipit dhe jo te vetat. Tipar themelor lideri.

    ***

    Ne finale mund te them se struktura e tij, perveç produktit pozitiv ka bere plot deme te panevojshme; por jane deme te pritshme nese i sheh ne kontekstin e nje reforme drejtesie me te gjere qe ka deformuar sistemin dhe shpesh e ka futur ne ngerç sistemin e se drejtes.

    Kam shkruar lirisht per keto probleme dhe me pelqeu kur Dumani u shpreh se kritikat e arsyetuara dhe konstruktive me ndihmojne.

    Ky djali eshte serioz. Dhe skuqet. Eshte diçka shume e mire qe skuqet dhe ndjen peshen e pergjegjesise.

    Eshte disa here me lart nga anatemuesit e te vet qe u eshte bere sedra dhe fytyra sholl dhe qe duke perdorur epitete te rendomta ndaj tij; kane zhvleresuar dhe goditur mundesine per ta vene realisht para pergjegjesise per problemet qe ka ky institucion.

    Duke qene se e kam fobi kameren dhe famen ne teresi; sikletin dhe komportimin e tij para kameres e mirekuptoj teresisht, madje eshte element qe me jep te kuptoj se sa me ne siklet Dumani eshte para kamerave, aq me lojetar dhe i percaktuar eshte ai atje ku duhet te jete, ne produkt.

    Si dalje e pare televizive eshte shume e mire. Kush mendon ndryshe le te kujtoje daljen e vet te pare ne TV, pastaj ta komentoje.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit