31.5 C
Tirana
E diel, 3 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Pse supermarketet nuk kanë dritare

    Mendoni për pak çaste të gjithë supermarketet ku shkoni? A kujtoni të keni parë dritare? Gjasat janë që jo. A ka ndonjë arsye?

    Pak a shumë si në kazino. Truku është i thjeshtë: supermarketet duan që njerëzit të qëndrojnë të shkëputur nga bota e jashtë dhe arsyeja dihet tashmë – që të qëndrojnë më gjatë duke parë raftet e kësisoj, të blejnë më shumë.

    Pa dritare, njerëzit e harrojnë sa është ora, si është moti jashtë, nëse po bie borë apo shi dhe thjesht dëgjojnë muzikën në sfond dhe kontrollojnë me kujdes raftet.

    Përpos këtij truku, dritaret duan hapësirën e tyre, kështu që supermarketet preferojnë që të shfrytëzojnë çdo metër për raftet e produkteve.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit