Plazhi mbaroi, por ti vë re që bashkë me ngjyrën që doje, tek vithet të kanë dalë disa puçra që s’i kishe më parë. Çfarë e acaroi lëkurën?
Shkaqet që shkaktojnë akne në të ndenjurat janë të njëjtat që shkaktojnë edhe puçra në vende të tjera. Pra, ka të bëjë genetika, luhatjet e zakonshme hormonale, stresi, dieta, ndryshimi i rutinës dhe të tjera aspekte të stilit tonë të jetesës. Gjithashtu, ndodh që të dalin akne në vijat e mbathjeve apo rrobave të banjës, por nëse kjo ndodh, thjesht vini re dhe ndryshoni materialin e tyre.
Djerësa apo qëndrimi në diell nuk është fajtor, megjithatë bëni mirë të laheni shpesh pasi shumimi i mikrobeve mund t’ju shtojë puçrat.
Kështu që hapi i parë për të pastruar puçrat në të pasmet është të veprosh si për aknet e fytyrës: mbaje lëkurën të pastër dhe të thatë dhe sigurohu se po ushqehesh shëndetshëm, me një dietë të balancuar.
Si t’i trajtosh
E mira është të përdorni një produkt që të ketë në përmbajtje acid salicilik, i këshillueshëm sepse parandalon dhe trajton poret e bllokuara. Gjithashtu, këshillohen produkte që të përmbajnë peroksid benzoili, vetëm se ka disa njerëz që mund të jenë alergjikë ndaj këtij përbërësi aktiv. Mund ta kuptoni këtë, nëse produkte që e përmbajnë ju shkaktojnë ënjtje dhe irritim.
Uji me kripë është gjithashtu zgjidhje! Aknet zhvillohen kur poret e lëkurës infektohen dhe rrjedhimisht acarohen dhe zona përreth skuqet. Uji i kripur ka veti antimikrobiale, prandaj cilado qoftë arsyeja e daljes së tyre, deti do t’ju reduktonte shtimin. Nëse e mbyllët me pushimet, përgatiteni vetë dy filxhanë ujë dhe një lugë çaji me kripë.