10.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pse u ngrit në komunizëm dhe për çfarë përdoret sot, këto janë pamjet nga brenda Uzinës së Armëve në Gramsh

    Prokuroria thotë se rusët e arrestuar këtë të shtunë pas incidentit në Uzinën e Armëve në Gramsh ishin duke bërë foto dhe tentuan të hyjnë në perimetrin e uzinës.

    Ende nuk është e qartë se çfarë janë apo synimet që kanë pasur. Në rast se do ishin turistë thotë prokuroria, nuk do reagonin me neuroparalizues.

    Në uzinën mekanike të armëve në Gramsh nuk prodhohen armë që prej vitit 1993. Më pas pati vetëm montime dhe rregullime të armëve deri në vitin 2004. Në këtë uzinë më vonë nisi procesi i demontimit të armëve, i cili ka zgjatur deri para një viti.

    Uzina ka armatime të ushtrisë brenda saj dhe është objekt i rëndësisë së veçantë që ruhet nga ushtria shqiptare. Më poshtë, disa foto të Uzinës publikuar disa vite më parë.

    Uzina Mekanike Gramsh është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura Shqiptare për armë këmbësorie.

    Kombinati ndodhet në fshatin Çekinë në Komunën Pishaj, 4 km pranë qytetit të Gramshit.

    Uzina Mekanike Gramsh, u ndërtua dhe filloi aktivitetin e saj në vitet 60–të, ndërsa prodhimi me liçensë kineze filloi në vitin 1962 me pushkë të tipit “Simonov” me kalibër 7.62 mm. Në vitin 1974 u instalua prodhimi i automatikut të famshëm AK-47.

    Uzina siguron shërbime prodhuese për industrinë e mbrojtjes, riparime, trajtime në të nxehtë si edhe emalimin e sipërfaqeve. Ajo kreu projektin e demontimit të armatimeve të tepërta, dhe riparime të armëve ekzistuese.

    Disa kohë më parë, Uzina njoftoi se do niste prodhimin e armëve të këmbësorisë për të cilat UMG ka liçensë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit