A është xhelozia gjithmonë diçka e keqe?
Jo! Xhelozinë përgjithësisht e shoqëron një konotacion negativ, por mund të jetë edhe shenjë përkujdesjeje apo investimi tek partneri tjetër. Ndonjëherë, xhelozia do të thotë se partneri nuk po ju merr të mirëqënë, se ju keni rëndësi për ta dhe se janë të përfshirë 100% në lojë.
Mungesa totale e xhelozisë mund të jetë në fakt një shenjë negative që tregon indiferencë, romancë të munguar apo paaftësinë për të qenë të ndjeshëm dhe të hapur me partnerin. Koha jonë në tokë është e limituar, ashtu si dhe marrëdhëniet tona, që janë gjithashtu të vdekshme: ato arrijnë në një fund, dështojnë dhe rrugët ndahen.
Pa patur pak tension ose doza të vogla xhelozie, çiftet mund të mërziten edhe më shpejt. Kjo mund të ndodhë jo vetëm në raportet intime, por edhe në ato shoqërore apo mes motrash/vëllezërish.
Thënë shkurt, nëse ndjeni që xhelozia është rritur, mos bëni panik. Hetoni dhe vëzhgoni me kujdes nga vjen kjo dhe si përkthehet në raportin tuaj.
Kur xhelozia kthehet në problem
Kur është automatike, kur nuk i dihet shkaku dhe është emocioni i parë që ju udhëheq si çift. Ndonjëherë, xhelozia përkthehet në fiksim dhe ndikon në funksionimin e jetës suaj të përditshme si çift.
Nevoja konstante për të qenë vigjilentë dhe ankthi për të ditur çdo detaj nga jeta e partnerit sjellin dëme jo vetëm për çiftin, por vetë personin që shfaq sjellje të tilla.
Bëhuni kurioz për historikun e tyre me xhelozinë
Nga i vjen kjo lloj xhelozie?Pasiguria në vete? Dashuria dhe frika për të të mos humbur? Apo frika që kjo dashuri mund të përfundojë dhe ai të refuzohet? Duke zbuluar arsyet e tij, mund të tregoheni empatikë dhe të përgjigjeni drejt ndaj ndjesisë së xhelozisë. Komunikoni dhe përpiquni t’i zgjidhni duke e kuptuar partnerin për aq kohë sa xhelozia e tyre nuk është e pashëndetshme.



