7.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ptu, palo burrë!

    Pasi vodhi, lëpiu, zhvati aq sa deshi, filloi të shajë shqiptarët. Pasi e përzunë nga LSI për hajdut e legen, pasi nuk e qasën të PS se ishte figurë e degjeneruar e nuk i hynte në punë kujt për gjë, filloi të pështyjë shqiptarët. I ngelur vetëm, me paratë e vjedhura që i ka bërë shtëpi, është bërë si ata pleqtë zevzekë që vetëm të shajnë e mallkojnë.

    Ylli Manjani bën me faj shqiptarët për gjendjen e Shqipërisë në çdo dalje publike apo shkrime që publikon në ato palo rrjetet e veta.

    Në daljen e fundit ku dukej sikur kishte dalë nga varri, përveç se nga pamja edhe sepse askush nuk kujtohet më për të, preku fundin.

    Me fytyrën e shtrembëruar e gojën e ndyrë, ky maskara i paskrupullt pati guximin e pështyu mbi ekran. Shkeli shqiptarin e thjeshtë. Atë që ruan ende dinjitetin e punon për familjen tij. Atë që ndihet i pafuqishëm përballë maskarenjve si ai. Shau e pështyu mbi fukaranë që mezi pret ditën e rrogës për të ushqyer fëmijët, atë që ka hequr dore nga lufta sepse maskarenjtë si Ylli janë fuqizuar shumë. Atë që është në zgrip të mbijetesës.

    U tha palo burra!

    U tha maskarenj!

    Jo o Ylli Manjani, është e kundërta! Maskara e palo burrë je ti që e pate mundësinë dhe e shite edhe Shqipërinë, edhe nderin tënd.

    Maskara e palo burrë je ti që u shite si ato punonjëset e profesionit më të vjetër në botë për një karrige dhe pastaj karrigen e shite për një hu. Maskara e palo burrë je ti jo ai baba fëmijësh që pret rrogën për tu ushqyer.

    Maskara e palo burrë je ti që ke abuzuar me pushtetin, me studentet e universitetit ku ke dhëne mësim, me paratë e atyre fukarenjtë që i pështyn nga ekrani se përballë nuk ta mban. Maskara e palo burrë je ti që me gjakun e atyre shqiptarëve që shan, ke bërë vilë në Palasë ku shkon e zgërlaqesh çdo verë, ke siguruar një shtëpi të Balili pasi provove Santa Quarantan ndërsa tani po pret të përfundojë super apartamenti te gradaçelat e Bashkim Ulajt te liqeni.

    Ti palo burrë je bash përfaqësuesi më erëqelbur i klasës politike. Ai që i ke paratë e vjedhura, por nuk i gëzon dot. Një palo pis i përjashtuar që i duket se ia kanë fajin shqiptarët e thjeshtë pse e përzunë nga kudo.

    Ptu palo burrë! Maskara! Frikacak! I pamoral! Kot e ke që përpëlitesh se ata shqiptarët e thjeshtë, që shtrëngojnë rrogën a jo, ty nuk të zgjedhin më. Gjergj Zefi – Pamfleti

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit