Këtë korrik me dhjetëra mijëra punonjës të administratës shtetërore qendrore dhe të bashkive do të shohin rrogat e tyre të shtuara nga 22-36 për qind, për të kapur objektivin e qeverise për një pagë mesatare bruto në shtet në nivelin 900 euro.
Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli tha në një intervistë për Euronews Albania se rritja më e madhe e pagës mesatare bruto ka ndodhur në 3 viteve të fundit.
Ai tha se me rritjen që pritet të nisë nga korriku, Shqipëria është e treta në rajon, pas Malit të Zi dhe Bosnjës për nivelin e pagës mesatare bruto.
“Janë 180 mijë punonjës të administratës që përfitojnë. Nga 1 korriku paga mesatarë bruto pritet të shkojë 900 euro, që neto bie 780-790 mijë lekë të vjetra”, tha eksperti.