13.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pushime me grupin? Sjelljet më të shëmtuara që duhet t’i shmangni me çdo kusht

    Të gjithë e dimë sa qejf janë udhëtimet në grup. Jo vetëm që do të krijosh kujtime fantastike, por mund të përmirësosh dhe të afrohesh më tepër me miqtë e vjetër e të rinj. Sidoqoftë, duke qenë se është më e vështirë nga ç’duket të biesh dakord me shumë personalitete njëherësh, duhet të dini ca rregulla. Disa rregulla që sipas ekspertëve të etikës funksionojnë gjithmonë kur bëni udhëtime në grup.

    1. Mos supozo që janë të gjithë në një linjë me ju

    Çdo gafë etike ndodh kur njerëzit kanë pritshmëri se të tjerët mendojnë njësoj si ata. Mos harroni që jo të gjithë duan çfarë doni ju, prandaj është mirë që komunikimi të jetë i qartë, preçiz dhe të dëgjohen të gjithë pjestarët e grupit.

    2. Jepini hapësirë personale të gjithëve

    E kuptojmë që po qëndroni në të njëjtin vend, por respektoni privatësinë e secilit. Nuk është e thënë të kaloni bashkë çdo sekondë.  Edhe nëse jeni me miqtë tuaj, kuptojini pak kur ata janë të lodhur apo kur thjesht duan të gjejnë një hapësirë për të qëndruar vetëm.

    3. Mos prisni të kujdesen për ju

    Kur jeni tek shtëpia e një miku që jeton jashtë, mos prisni të trajtoheni a thua se po rrini në hotel. Ofroni ndihmën tuaj dhe përpiquni të mos i besdisni duke qenë se ata nuk janë me pushime, njësoj si ju.

    4. Mos ftoni askënd tjetër pa u konsultuar më parë me grupin

    Mos merrni asnjë vendim që prek grupin, pa marrë më parë mendimin e tyre. Duhet të merreni vesh me njëri-tjetrin nëse doni ca ditë të këndshme. Të ftosh dikë pa marrë konfirmimin e pjesës tjetër s’është etike.

    5. Refuzimet për të bërë kompromis

    E keni parasysh atë tekanjosin e grupit? Mos u bëni si ai! Kur e keni vendosur që do të shkoni me pushime në grup është e rëndësishme të dini të gjeni gjuhën e përbashkët, të bëni kompromis dhe të pranoni edhe gjëra që ndoshta s’ju pëlqejnë 100%. Po flasim për orarin e një darke, vendin ku do të pini apo se çfarë vendesh do vizitoni sot.

    6. Jini korrekt me pagesat

    E dimë që kur je grup ndonjëherë behesh lëmsh me faturat, shpenzimet, etj, etj. Eshtë shumë e rëndësishme të interesoheni nëse i keni borxh dikujt apo çfarë kanë paguar për ju. Të gjithë duhet të japin kontributin e tyre, pasi e kundërta është goxha e shëmtuar dhe mbahet mend gjatë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit