20.5 C
Tirana
E hënë, 3 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Puthje në buzë, Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji shijojnë momentet e ëmbla

    Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji po shijojnë publikisht romancën e tyre. Ndryshe nga postimet e shkuara ku kanë preferuar të rezervohen, këtë herë kanë treguar pak më shumë nga momentet mes tyre.

    Gjatë një mbrëmjeje me miqtë e tyre në një restorant, Kreshniku ka postuar një video ku e puth këngëtaren në buzë. Videoja romantike është postuar edhe nga Dafina.

    Kjo marrëdhënie duket se e ka frymëzuar edhe profesionalisht Dafinën. Para disa ditësh, në kanalin e saj në Instagram ku komunikon me fansat, ajo ka ndarë me ta një projekt të ri muzikor me të cilin po punon. Në disa vargje të këngës thuhet:

    “Sa herë që të shoh,

    Je qa kom lyp,

    Se ti je my love,

    E kom gjet qetsin”, dhe duket se mund të jetë një dedikim për dashurinë e re.

    Puthje në buzë, Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji shijojnë

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit