9.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Puzzle i radhës nga Mozzik: Pas kunjave, zbulon se në fakt, është i lidhur

    Mozzik po që di ta rrëmbejë vëmendjen! Reperi trazoi rrjetin me deklaratat se do të martohet (por doli që ishte thjesht për të promovuar këngën e re me Kidën), më pas i hodhi një goxha kunjë të dashurit të Loredanës, Karim Adeyemi, futbollist i Dortmundit dhe para disa orëve, bëri këtë postim në Instastory:

    Puzzle i radhës nga Mozzik: Pas kunjave, zbulon se në fakt,

    “Në fakt, që prej 11 muajve nuk jam single…dhe e dua atë”, shkroi Mozzik dhe me thënë të drejtën, s’po na dalin shumë llogaritë, sepse para 1 muaji, postoi një foto me fanellën e Bayern Mynich, armikut të përbetuar të Dortmundit, u bë viral si një ish-toksik dhe tani, na del që qenka i lidhur.

    Pas kunjës që i hodhi Karim-it dhe Loredanës, shumë ndjekës e kritikuan reperin.

    “Më pëlqen që të acaron fakti që ajo më në fund është e lumtur pa ty,” shkroi dikush.

    “Karim është 6 vjet më i vogël se ti dhe shumë më i matur. Po sillesh si 14 vjeç,” tha një tjetër. “Të sulmosh nënën e vajzës tënde. Sa gentleman je,” lexohet në një koment të radhës.

    Më pas, në Instagram Story, Mozzik postoi një foto duke shkruar “merreni gjithçka me humor”.

    Nejse, Mozzik, e meriton të quhesh toksik…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit