14.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Pyetja e Zegjine Çaushit për Altin Dumanin “ndez” rrjetin, si iu përgjigj shefi i SPAK deputetes së re

    Ndryshe nga kolegët e tjerë të mazhorancës dhe opozitës, të cilët i parashtruan kreut të SPAK pyetje lidhur me arritjet dhe punën e këtij institucioni, Zegjine Çaushi kërkoi “arsyen” e besimit të qytetarët te Prokuroria e Posaçme.

    Gjatë fjalës së saj në Komisionin e Ligjeve, Çaushi teksa evidentoi statistikat sa i përket besimit në rritje të qytetarëve të SPAK, ajo e pyeti Altin Dumanin lidhur me elementët që kanë ndikuar te besimi i qytetarëve dhe çfarë parashikojnë më tej për të forcuar këtë besim.

    “Qytetarët tanë kanë një qasje shumë pozitive ndaj strukturës tuaj, ndryshe nga kolegët e opozitës të cilët kanë nga marrin shembull për të mos besuar ndaj drejtësisë. Besimi dhe reflektimi i qytetarëve vihet re ndjeshëm edhe në raport. Pyetja ime pikërisht ndikon tek besimi dhe është e lidhur me besimin publik i cili është shumë i ndjeshëm dhe i ndikuar nga disa faktorë.

    Cilët janë elementët që sipas jush kanë ndikuar në rritjen e besimit që qytetarët kanë ndaj strukturës tuaj. Dhe a mendoni se transparenca e SPAK kanë ndikuar drejtpërdrejt në këtë besim të shtuar. Si mendoni që mund të forcohet më tej mes qytetarëve dhe strukturës së SPAK?”, tha Çaushi, ndërkohë që Dumani shkurtimisht iu përgjigj që “puna”.

    “Faleminderit edhe për vlerësimet por edhe për pyetjen. Ajo që ndikon patjetër është puna. Pasja e rasteve konkrete të rasteve të suksesshme, vetëm kështu rritet besimi te opinioni publik”, tha Dumani.

    Ndërkohë që kjo pyetje e deputetes socialiste ka “ndezur rrjetin”, ku dy gazetarët Mentor Kikia dhe Klodian Tomorri kanë reaguar në llogaritë e tyre personale në “Facebook”.

    Mentor Kikia: Hahahahahahahahaha. O Zot mbaj doren!

    Altin Dumani eshte ne Komisionin e Ligjeve, per raportim. Opozita ne vend te pyetjeve mban fjalime: Se krimi, se mafia, se politika, se kullat, se pastrimi i parave: Pse nuk e arrestoni Edi Ramen, nuk ka asnje faj ai? Dhe ti behesh gati te fikesh televizorin.

    Por jo! Fjalen e merr Zeqineja! Ben pyetje:

    Zoti Drejtues i SPAK-ut, mund te na thoni se cilet jane faktoret qe kane ndikuar ne rritjen e madhe te besimit te publikut tek SPAK, dhe si do ta rrisni me shume kete besim?

    Dumani: Ngaqe punojme shume, ndaj na besojne.

    Pastaj Gjin Gjoni thote qe gjyqesori eshte i korruptuar. Ketu nuk mbaj me…

    re

    Klodian Tomorri- Zegjine Caushi: Cili eshte sekreti qe eshte rritur kaq shume besimi i qytetareve tek Spak? Se keta koleget e opozites nuk e kuptojne dot kete. Dhe cfare duhet bere qe ky besim te rritet edhe me shume gjate viteve te ardhshme.

    Altin Dumani: Faleminderit shume per vleresimin e nderuara deputete. Sa me shume punon Spak, aq me shume rritet dhe besimi i qytetareve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit