Dje, situata u bë edhe më gëluese dhe e ashpër se zakonisht në shtëpinë e “BBVA 3”, pasi u zhvillua loja me pyetje, në të cilat, banorët i drejtonin pyetje njëri-tjetrit në mënyrë anonime.
Romeos iu shtrua ndër të tjera pyetja nëse mendon se është bërë i famshëm prej lidhjes me Jonida Maliqin.
Duhet theksuar se disa pyetje ishin thjesht të tepruara dhe komplet pa takt. Nisur nga kjo, Donald Veshaj ka bërë një reagim në Instastory:
“Kjo loja me pyetje që po bëhet në “BBVA 3” qenka super. Gëzojnë disa sikur u kanë dhënë mundësinë të hapin një adresë të rreme që të shfryjnë mllefet. Ka njerëz që komentojnë me adresën e tyre dhe ka të tjerë që vdesin të shajnë me adresa ‘fake’”, u shpreh Donaldi.
Ai ceku edhe krahasimet që shpesh u bëjnë binjakëve në lojën e tyre (që ishte dhe një ndër pyetjet drejtuar Romeos).
“P.S.: Romeo nuk është as më i mirë, as më i keq se unë. Është ndryshe nga unë! Por, faleminderit që më kujtoni, sepse e bëni shpesh. E marr super pozitivisht sepse kuptoj që s’kanë ku kapen tjetër me Romeon brenda në lojë”, përfundoi Donaldi, duke i bërë tag të vëllait.

Tani, e dimë që nuk do të ikësh nga ky artikull dhe je kurioz/e për disa nga pyetjet që u bënë në mënyrë sekrete, ndaj ja ku i ke:
Pyetjet për Romeon:
1. “Çfarë mendon se do të të thotë vajza që ke lënë jashtë kur të dalësh?”
2. “Pse zgjodhe të luash më keq se Donaldi?”
3. “A është lidhja një strategji e jotja dhe meqë Rikja s’ta vari, shkove te Heidi?”
4.“A e ke fituar famën që ke sepse ke qenë i lidhur me Jonida Maliqin?”
5. “A të vjen keq që Graciano nxori versionin tënd të vërtetë?”
6. “Tani që iku Elvisi, mos po mundohesh të afrosh Françeskën që ta zëvendësojë?”



