Një histori që të bën të reflektosh mbi ndryshimet që po përjeton vendi ynë është rrëfyer nga një emigrant i cili jeton larg prej më shumë se 25 vitesh, ku në ‘Shqip’, me gazetaren Rudina Xhunga tregoi sesi e sheh sot ai Shqipërinë.
Renis Nushaj, prokuror dhe avokat në SHBA ka treguar eksperiencën e tij të veçantë sesi arriti të kryente arsimin e lartë dhe të hapte biznesin e tij shumë larg Shqipërisë, gjatë periudhës së vështirë që po kalonte vendin me tranzicionin.
Nushaj tregoi se Tiranën në periudhën kur ai ka qenë adoleshent e mban mend me rrugicat me baltë, hapësirë plot, ndërsa sot çdo gjë është rregulluar dhe asfaltuar.
Për të shqiptarët që emigrojnë dhe rikthehen në Atdhe kanë një meritë shumë të madhe, pasi kontributi që ata japin për vendin është shumë i madh.
“Shtëpinë e kam pasur përballë stadiumit Dinamo, tek dykatëshet e vjetra, kjo ishte dhe interesante mezi po gjeja rrugën, humba në lagjen time. Si këtë herë, në krahësim me baltën që kam lënë unë, këtu s’ka as pluhur, ka ndryshuar tejmase. Prindërit e kanë një shtëpi këtu, e kanë ndërtuar pasi kam ikur unë në vitin 1997.
Në ’97-ën edhe ata kishin frikë, por unë si i ri atëherë doja të ikja, dëshira ime për të ikur dhe për të bërë diçka tjetër. Lëviza dhe shkollën e mesme e bëra aty, qëndrova me një familje amerikane atëherë, më pas qëndrova me tre shokë. Jemi shok fëmijërie, pasi mbarova shkollën e mesme vazhdova universitetin për histori dhe shkenca politike.
Më pas vazhdova juridikun, pasi mbarova një 4-vjeçar. 15 vite më parë fillova punë si avokat, pas përfundimit të shkollës. Ne këtu lëmë një klimë të jashtëzakonshme, dhe atë klimë se gjejmë asnjëherë. Arsyeja që i ka sjellë njerëzit aty është industria dhe shqiptarët e parë kanë ardhur prej asaj, dhe më pas tërheqin njëri-tjetrin.
Në shtetin tonë qeverisjen lokale në vend që ta bëjnë përmes avokatëve të tyre e japin me koncesion, me kompani private për gjithë problemet civile që ka qyteti. Unë kam një zyrë dhe jemi 12 avokatë, është diçka që ka një farë aktivitet por në 8 vitet e fundit filluam punën e prokurorisë. Puna kryesore që bëj unë lidhet me qytetin, shqiptarët vijnë pasi gjejnë veten dhe shpjegimi që i bëj unë i përshtatet botëkuptimit të tyre.
Praktika jonë reflekton problemet e komunitetit. Mendoj që ne nuk është se kemi më shumë probleme dhe bëjmë krime, ndryshimi është se unë jam me shqiptarët, propocionet janë të njëjta. Aty nuk japin lajme si vrasje, do ishte e pamundur që të jepeshin të gjithë krimet që ndodhin aty. Aty ka probleme kriminale, divorcet dhe kontratat me bizneset. Divorcet janë rritur shumë. Kisha që në 2015 pa ardhur në Shqipëri, Vlora është bërë shumë e bukur. Bashkëshortja ime kishte që prej 1997 pa ardhur, të gjithë që shkojmë jashtë me idenë e një 4 vjeçari përfundojmë duke qëndruar përgjithmonë.
Ata që kthehen tregojnë me vërtetë një fortësi shpirtërore, mendore të jashtëzakonshme pasi sakrifikojnë shumë, janë për t’u admiruar. Unë jam rritur në një lagje me Erion Veliajn, për mua ai është shembull pasi të lësh Amerikën për të ardhur këtu, ai akt është për t’u admiruar, ne nuk e kemi bërë atë sakrificë. Të gjithë ne që jemi në Amerikë, ka aftësinë që me punë të ecë përpara sepse vetëm punë kërkon, Erioni është kthyer në figurë që të gjithë shohin punën në Tiranë.
Unë e kam lënë që në 2005, shumë ndryshe, Tirana ishte baltë në çdo qoshe sot është shumë ndryshe, në këtë zonë që jemi ne unë dilja me gjyshin tim dhe mblidhte lule pasi ishte gjithë fusha. Ndërsa sot unë dola dhe humbja rrugë, çdo qoshe është rregulluar dhe asfaltuar, në një vend që s’ka arritje për ekonomi ka shumë përmirësime“, përfundoi ai.



