13.2 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Qëllimisht apo rastësi? Semi flet për këngën e publikuar në ditëlindjen e Bojken Lakos

    Kur Semi Jaupaj publikoi këngën “Autostradë”, disa ndjekës të vëmendshëm vunë re datën dhe kuptuan se bëhej fjalë për ditëlindjen e Bojken Lakos, ish-partneri i saj. Rastësi? E qëllimshme (dedikim apo marketing)?

    Në një lidhje telefonike në “Live from Tirana” në Top Albania Radio, Semi u shpreh:

    “Nuk e kam bërë qëllimisht. Në momentin që ka dalë video më kanë komentuar shumë. Ne kemi kohë që nuk jemi bashkë dhe disa gjëra edhe harrohen. Ka rastisur në ditëlindjen e tij.

    Këtë këngë e ka shkruar Yll Limani për veten. E dëgjova në TikTok diku dhe i thashë që është shumë e bukur, nuk mund të rri pa e kënduar. I thashë ‘duhet të ma japësh mua’ .(qesh) Bëri pak rezistencë sepse e donte për vete,” tha ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit