Prej disa ditësh, Monika Kryemadhi është vënë nën një sulm të paprecedentë nga ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, por dhe avokati i këtij të fundit.
Për të shpëtuar veten, Ilir Meta thotë se nuk ka asnjë lidhje me akuzat e SPAK për përdorimin e disa kartave bankare, pasi përgjegjësia është e Monika Kryemadhit.
Bëhet fjalë për disa karta në zotërim të Adrian Shatkut, por që përdoreshin, sipas SPAK, nga familja Meta-Kryemadhi.
Në një rast, nga këto karta janë harxhuar 240 mijë dollarë.
Por Meta këmbëngul se këto karta janë përdorur vetëm nga Monika Kryemadhi dhe se ai po mbahet kot në burg.
Pra sipas Metës, edhe pse nuk e thotë literalisht, në burg, në vend të tij, duhet të jetë Monika Kryemadhi, jo ai.
Kryemadhi nga ana tjetër, deri më tani ka heshtur.
Ajo nuk ka reaguar për akuzat e ish-bashkëshortit dhe avokatit të tij.
Përkundrazi, në daljet e pakta publike të saj, Kryemadhi e pati mbështetur Metën, në garën e tij për t’u bërë deputet në zgjedhjet e 11 majit.
Deri më tani, ndryshe nga Meta, ajo është treguar e përmbajtur dhe nuk ka thënë asnjë fjalë kundër tij.
Por deri kur?