11.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Qëndrove tërë natën për show, vjen e qan këtu”, Luizi largohet i mërzitur nga Kiara: Seriozisht e ke?

    Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë pasur një bisedë të gjatë mëngjesin e sotëm, e cila përfundoi me këngëtarin duke u larguar nga moderatorja, pasi kjo e fundit i tha se “i ka qëndruar për show” në këtë periudhë që është e sëmurë.

    Teksa Luizi i tha se është aty ku donte të ishte, pranë saj, Kiara i kthehet se “ai gjen momentin”pasi nuk mund të lëvizë e të largohet aty.

    Pjesë nga biseda:

    Kiara: Ti e ke mendjen gjatë gjithë kohës, ja ku je sot

    Luizi: Përballë teje

    Kiara: Përballë meje?

    Luizi: Këtu ku isha dhe këtu ku doja me qenë që me datë 24

    Kiara: Nuk je përballë meje

    Luizi: Ku jam?

    Kiara: Thjesht vjen e më flet. Më gjen në një moment që nuk lëviz dot të iki

    Luizi: Do kishe ikur?

    Kiara: Normale që do kisha ikur.

    Luizi: Domethënë po rri kundër dëshirës tënde?

    Kiara: Më duket show situata që qëndrove këtu gjithë natën, duke ditur situatën tënde. Vjen edhe më qan këtu, më nxjerr dhe lot

    Luizi: Seriozisht e ke?

    Kiara: Ashtu e shoh, përballu me pasojat. Pas asaj që më the pres çdo gjë nga ti, nuk të besoj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit