11.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Qenka i mirë legeni”, reagimi epik i babait të Jori Dellit për këngën e të dashurit të saj

    Fred De Palma, reperi italian dhe i dashuri i Jori Dellit, ka publikuar së fundmi një këngë të re. Dhe pjesë e saj në një mënyrë është edhe modelja. Jo, nuk këndon. Nuk është as në videoklip.

    Por, zëri i saj shfaqet në hyrje të këngës si pjesë e një telefonate, ku ajo në shqip thotë: “Alo! Ku je? Më mungon. Mezi pres të të takoj!”

    Në mediat sociale ndjekësit e kanë komplimentuar dhe komentuar pozitivisht. Por, reagimin më të bukur e ka patur babait i Jorit. Kjo e fundit ka publikuar një video në TikTok, ku i tregon të atit këngën dhe reagimi i tij është thjesht epik.

    “Qenka i mirë legeni! Bravo, legeni!”, thotë ai duke shprehur pëlqimin e tij në një mënyrë tipike shqiptare që ka shkaktuar shumë të qeshura.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit