Qeveria mori vendimin në mbledhjen e kësaj të mërkure për “rijetëzimin e pallatit të sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.
Por qeveria nuk do ta bëjë vetë investimin, por në marrëveshje me privatin.
Për këtë ka autorizuar Korporatën e Investimeve Shqiptare që të bëjë të mundur realizimin e projektit në bashkëpunim me privatët.
Pas stadiumeve me kullë, tashmë do të kemi edhe një Pallat Sporti me kullë, që rastësisht ndodhet në një nga zonat më të lakmuara të Tiranës.